Akademia Verore për Produkte dhe Shërbime Profesionale përfundon aktivitetet e sivjetshme

12/07/2023

Tematika të ndryshme dhe aktivitete të shumta karakterizuan Akademinë Verore për Produkte dhe Shërbime Profesionale, në kuadër të “Global UBT Fest 2023”.

Në këtë akademi janë përfshirë disa ligjërata tematike nga stafi akademik i UBT-së, duke shtjelluar gjerësisht tema të ndryshme, të cilat i kanë ndihmuar studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre të fituara përgjatë studimeve.

Tematikat e trajtuar përgjatë kësaj akademie ishin:

  • “E ardhmja e arsimit në shekullin e 21, parashikim dhe diskutime” – Besnik Skenderi;
  • “Roli dhe sfidat e Certifikimit IPMA” – Lulzim Beqiri;
  • “Marketingu i influencuesve në media sociale dhe ndikimi i tij në sjelljen e konsumatorit” – Hamez Rama;
  • “Ndryshimi i mendësisë së studentëve gjatë kalimit nga arsimi formal në arsimin profesional” – Denis Celcima;
  • “Sfidat ligjore për arsimin profesional” – Artan Tahiri;
  • “Koncepti i Organizatës dhe Pjesëmarrja e Kompanive në Panairin Ndërkombëtar” – Hamez Rama;
  • “Sfidat e përdorimit të metodave teknologjike didaktike në sistemin e arsimit të lartë sot” – Maria Dojce;
  • “Çfarë lloj aftësish duhet t’i ofrojmë studentëve?” – Besnik Skenderi.