Aktivitete të ndryshme karakterizuan Akademinë Verore të Artit dhe Medias Digjitale
10/07/2023Arti dhe Media Digjitale këtë vit në kuadër të ditëve të Akademisë Verore ka mbajtur dy punëtori, një panel diskutimi dhe shfaqje – ekspozim të punës së punëtorisë së filmit.
Punëtoritë e mbajtura janë: “Koperativa” e udhëhequr nga regjisori Yll Çitaku, producenti Vigan Morina dhe stafi përcjellës (kompani e njohur në industrinë e videoproduksionit), dhe “Degjenerata” me Petrit Ukëhajdaraj dhe stafi përcjellës si bashkëpunëtor në fushën e DOP, ku janë përfshirë të gjitha proceset: preproduction, production, postproduction.
Në saje të këtyre aktiviteteve u bë edhe shfaqja e filmit “Fluturo” për publikun në hapësirat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan. Linku i filmit: https://www.dropbox.com/s/sngxe2ntq4vqomi/Fluturo.mp4?dl=0
Arti dhe Media Digjitale organizoi poashtu edhe një diskutim të hapur rreth temës: “Mediat digjitale dhe arti vizuel”, një temë gjithëpërfshirëse në fushën e artit vizuel dhe e bazuar në programin e fakultetit, ku secilit nga të pranishmit patën rastin për të diskutuar për praktikat individuale dhe praktikat që i aplikojnë studentët e këtij fakulteti.
Prezent në panel ishin përfaqësues të Galerisë Kombëtare, Galeria 17, Lapsi 360, Koperativa, Art polis, si dhe përfaqësues nga Media dhe Komunikimi në UBT.
Prezenca e industrisë dhe stafit të fakultetit në ndarjen e përvojave, praktikave dhe pengesave gjatë punës do të ngritin diskutimin në nivel të bashkëpunimeve në të ardhmen, njëherit rritë kapacitetet e komunikimit artistik dhe mendimit kritik, dhe vë në pah rëndësinë e Artit dhe Medias Digjitale si fakultet dhe prurje e re në industrinë kreative.
“Art polis” ka realizuar një punëtori njëditore për performancën artistike, si dhe u mbajt prezantimi i punës së studentëve në 3d modelim, animacion, dhe VR.
Në UBT u shfaqen/ekspozuan punët e participantëve (pjesëmarrësve) të punëtorisë të filmit me “Koperativa” dhe “Degjenerata”.