Në UBT u hap ekspozita “Këndi Skandi” në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Dizajn i Integruar

07/07/2023

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Verore të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, u hap ekspozita “Këndi Skand”, me koordinatore Laura Ymeri dhe Uran Krasniqi, ku u prezantuan punime të ndryshme të studentëve të këtij fakulteti.

Minimalizmi është paradigma themelore e kodit elegant. Stili i jetesës minimaliste përqendrohet në nevojat vërtetë të rëndësishme dhe heqjen dorë nga gjërat e parëndësishme. Mund të ketë një ndikim të madh në jetën e njeriut duke e ndryshuar marrëdhënien toksike që kemi me blerjen e gjërave të reja ‘Sa më shumë – aq më mirë’, dhe në këtë mënyrë kundër-balancon status-quon e posedimit. Minimalizmi krijon qetësi, jo vetëm jashtë, por edhe brenda në mendjen dhe shpirtin e njeriut.

Pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin profesorët: Zymer Veliu, Arbresha Hoxha, Besfort Salihu, Uran Krasniqi, Kaltrina Veselaj-Shllaku.

Kodi elegant është ajo që mbetet – pa dekorim, pa fryrje. Funksionalitet i pastër për t’ju përshtatur kërkesave – dhe vetëm kërkesave.

Dizajni skandinav karakterizohet nga një qasje minimale dhe e pastër që kërkon të kombinojë funksionalitetin me bukurinë. Fokusi i tij është në linja të thjeshta dhe hapësira të lehta, pa rrëmujë. Dizajni Skandinav është zgjedhur si tema kyçe e ekspozitës së fakultetit Dizajn i Integruar mu për arsyet e cekura më lartë: në një botë kaotike nevojitet një qetësi dhe një vitalitet të cilin vetëm Dizajni Skandinav di të paraqesë.

Këto parime të stilit Skandinav shtrihen në të gjitha fushat e dizajnit, nga arkitektura e deri tek moda, dizajni grafik, por edhe ushqimi, mirëpo më së shpeshti përdoret për të përshkruar dizajnin e brendshëm, duke përfshirë mobiliet, tekstilet, qeramikën dhe ndriçimin.

Në ekspozitën tradicionale të Fakultetit Dizajn i Integruar do të përjetojmë një shkrirje të ideve prej më të ndryshmeve. Duke filluar nga vizatimet e lira, instalacionet dhe modifikimet e ndryshme e deri te punët më komplekse siç është dizajnimi i veshjeve me zero humbje, dhe jo vetëm.

Në këtë ekspozitë poashtu mori pjesë kompania suedeze “Lindex” e cila shpalosi dizajnet e tyre minimalistike, si dhe zhvilloi bisedime me studentët e Dizajnit të Integruar, dhe jo vetëm.

Sponsorë:

– Catering;

– Stone Castle;

– Birra Peja;

– Fluid;

– Ujë Kllokoti;

– Urban Catering Prishtina;

– ASK Foods / Receta e Gjyshes

Emrat e profesorëve dhe lëndëve pjesëmarrës në ekspozitë:

– Lënda: Dizajn Studio IV/ Dizajn Grafik, Viti i II-të, Prof. Uran Krasniqi;

– Lënda: MA Metodat e Avancuara të Modelimit në Kukull;

MA Patron prerje Kreative e Avancuar;

BA Teknikat e Modelimit në Kukull – Viti i III-të, Prof. Ariana Gjoni, Ass. Laura Ymeri;

– Lënda: Komunikimi në Dizajn- Viti i II-të, Prof. Arbëresha Hoxha;

– Lënda: Artet e Bukura I dhe II, Viti i I-rë, Prof. Fatmir Mustafa – Karllo;

– Lënda: Seminar Zhvillim profesional – Portfolio dhe Teknikat e Prezantimit të Projektit – Viti i III-të, Prof. Emina Rexhiq;

– Lënda: MA Perceptimi i Modelit Përfaqësues Arkitekturë/Enterier;

BA Dizajn Studio IV/ Enterier, Viti i II-të, Prof. Sebil Spat;

– Lënda: Materialet e Dizajnit, Viti i I-rë, Prof. Roland Asllani;

– Lënda: Metodat e Hulumtimit në Dizajn – Viti II-të,  Prof. Ardita Rizvanolli;

– Lënda: Dizajn Studio 2: Ideimi dhe Modelimi, Viti i I-rë, Prof. Fitore Isufi,  Asistent: Laura Ymeri;

– Lënda: Dizajn Studio IV/ Mode dhe Tekstil, Viti i II-të, Prof. Cennet Lika;

– Lënda: Dizajn Studio IV/ Mode dhe Tekstil, Viti i II-të, Prof. Aferdita Statovci.