Në UBT u promovua libri “Teoria e Muzikës” e profesoreshës Leutrina Pireva – Hyseni

06/07/2023

Profesoresha e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, Leutrina Pireva – Hyseni bëri promovimin e librit “Teoria e Muzikës” në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Studentë, profesorë dhe ekspertë të fushës së muzikës u bën pjesë e këtij promovimi, duke shfaqur interesin e tyre për librin dhe për kontributin e profesoreshës Leutrina Pireva – Hyseni në fushën e muzikës moderne, prodhimit digjital dhe menaxhimit.

Ky libër është i pari i këtij lloji duke përfshirë mbi 80% të librit në ushtrime praktike, si dhe gjitha ushtrimet janë në bashkëveprim me mësimdhënësit, ndërkaq recensentët e tij janë: Prof. Bajar Berisha dhe Akademik Prof. Rauf Dhomi.

Recensenti i librit, Prof. Bajar Berisha vlerësoi lartë kontributin e profesoreshës Pireva – Hyseni, si dhe potencoi se libri voluminoz do të jetë në shërbim të nxnësve dhe studentëve të kësja fushe.

Autorja e librit, profesoresha Leutrina Pireva – Hyseni tha se detyrat dhe ushtrimet të cilat i ka prezantuar në libër janë të dobishme dhe shërbejnë për të përmirësuar të nxënit e mësimeve nga nxënësit e fushës së muzikës.

“Gjatë mësimdhënies, kam parë ngecjet dhe problematikat, që janë paraqitur gjatë të nxënit e mësimeve nga nxënësit në lëndën e solfezhit, të instrumentit muzikor, dhe e gjithë kjo për shkak të mosnjohjes së tekstit notal, apo të shkrimit dhe leximit muzikor. Improvizimi i detyrave dhe ushtrimeve, të cilat shërbejnë për të përmirësuar të nxënit e mësimeve nga nxënësit ishte arsyeja për botimin e këtij libri teoriko-praktik të muzikës, për të gjitha nivelet e arsimit profesional muzikor”, tha Pireva – Hyseni.

Përmes këtij libri, autorja ka synuar t’ju mësoj leximin e notave, njëjtë si në gjuhë që mësohen shkronjat, rrokjet dhe pastaj lexohen fjalët. Libri është i ndarë në tri pjesë: Pjesa e parë – punohet dhe mësohet gjatë klasës së parë të shkollës fillore profesionale muzikore, pjesa e dytë – punohet dhe mësohet nga klasa e dytë e shkollës fillore profesionale muzikore, si dhe pjesa e parë e dytë dhe e tretë – punohet dhe mësohet gjatë klasës së X-të të shkollës së mesme profesionale muzikore gjatë vitit të parë të studimeve në drejtimin e muzikës për studentët të cilët nuk kanë pasur më parë njohuri dhe mësim profesional muzikor.