Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT zhvilluan edicionin e tretë të sfilatës së modës

04/07/2023

Fakulteti Dizajn i Integruar – specializimi Modë dhe Tekstil çdo fundvit akademik organizon Sfilatën e Modës në kuadër të së cilës prezantohen kreacionet dhe puna e studentëve në kuadër të lëndës Dizajn Studio V/ Modë dhe Tekstil.

Ky organizim është bërë i mundur nga departamenti i Modës dhe Tekstilit:

  • Prof. Ariana Gjoni
  • Prof Laura Ymeri
  • Prof Afërdita Statovci
  • Prof Cennet Lika
  • si dhe me ndihmë të Prof Hana Zeqa. nga po ky departament.

Një falënderim i posaçëm i shkon shkollës së grimit ILUSION ACADEMY – me drejtoreshën: Shkurta Raka Shabani e cila na ofron çdo herë përkrahje të pashoq.

Sponsorë tjerë:

  • Stone Castle
  • Devolli Corporation
  • Ujë Kllokoti
  • ASK Food Receta e Gjyshes

 

Koncepti:

Nje Dozë Modë

Ajo që veshim mund të ndryshojë thellësisht disponimin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. Ajo gjithashtu ndikon në mënyrën se si të tjerët reagojnë ndaj nesh. Iluzioni vizual i krijuar nga prerja dhe tekstili ndryshon në mënyrë dramatike edhe pamjen – jo vetëm disponimin.

Andaj të gjithë kemi nevojë për ‘Një Dozë Modë’ në jetën tonë, dhe sot këtë do e merrni nga kreacionet e studentëve tonë.

Këtë vit ekskluzivitetin e paraqitjes e kishin studentet e vitit të tretë të studimeve Bachelor, të cilët prezantuan koleksionet personale të diplomimit. Ata kanë përzgjedhur tema atraktive dhe të kohës, të cilat janë zhvilluar deri ne realizim.

Vëmendja ishte gjithashtu edhe te studentët e vitit të dytë nga lënda Dizajn Studio IV/ Modë dhe Tekstil të cilët janë paraqitur me veshje në formë të ekspozitës.