Duke u bazuar në faktin se ky program është multidisiplinar, në vete përfshin përmbajtje nga fusha të ndryshme si: shkencat sportive, mjekësore, sociale, etj. Bazuar në ketë, studentët e diplomuar nga fusha të ndryshme janë në fokus të këtij programi i cili ka për qëllim profesionalizimin e tyre në menaxhimin e shëndetit përmes aktiviteteve fizike. Për këtë arsye, studentët në vitin e parë të studimeve ndjekin lëndë të cilat japin informata të përgjithshme në lidhje me shkencat sportive, aktivitetin fizik dhe ndërlidhjen e aktiviteteve fizike me shkencat tjera me qëllim të zhvillimit të shendetit fizik dhe mendor. Pas përfundimit të vitit të pare studentët janë të përgatitur për studime më të hollësishme rreth shkencave sportive, mjekësore, sociale etj. Bazuar në ketë nga vitit i dytë i studimeve, studentet do të ndjekin një program studimor të ndarë në pesë fusha si më poshtë:
Studentët nga viti i dytë i studimeve bëjnë praktikë në istitucionet relevante bazuar në fushën e tij të studimit e cila duhet të jetë një fushat që ofron Progrmai i studimeve.
Në semestrin e fundit të studimeve studentët zgjedhin një temë me të cilën do të përfundojnë ciklin e studimeve master. Poashtu, tema do të jetë e ndërlidhur me fushën e zgjedhur të studimit.