Studenti i UBT-së, Erik Gorani prezanton në Kongresin Ndërkombëtar të Studentëve të “Medical University of Graz” në Austri
23/06/2023Studenti i Fakultetit Stomatologji në UBT, Erik Gorani, ka prezantuar punimin e tij me temë: “How often medical errors are reported by health care providers at the Emergency Center in Pristina”, në Kongresin Ndërkombëtar të Studentëve të “Medical University of Graz” në Austri.
Këtë punim, studenti Erik Gorani e ka bërë nën mentorimin e profesorit Genc Demjaha, dhe përmes prezantimit të tij ka marrë vlerësim të lartë nga Prof. Dr. Manuela Aschauer, e cila ishte anëtare e komisionit vlerësues të kongresit.
Qëllimi i këtij punimi ka qenë siguria në kujdesin ndaj pacientit, si dhe menaxhimi cilësor i shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Në këtë punim është vënë re nevoja e riorganizimit të orarit të punës për punëtorët e Qendrës Emergjente, si dhe është nxjerrë në konkludim se rritja e kapaciteteve të nivelit të kujdesit parësor do të ulte ngarkesën e Qendrës Emergjente nga ndërhyrjet, të cilat mund të trajtohen pa problem në nivelet më të ulëta.