Për Kosovën në Vatikan – përmbyll suksesshëm punimet Konferenca “Kosova – Past, Present and the Future”

21/06/2023

Me një koncert në “Saint Stephen of the Abyssnians Church” në Vatikan, kori Kardinal Bartolucci dhe Sopranoja nga Kosova, Adelina Paloja, përmbylli suksesshëm punimet Konferenca “Kosova – Past, Present and the Future”, ku u bën bashkë figura të shquara nga Kosova, diaspora dhe bota.

Gjatë punimeve të konferencës, u diskutuan temat e rëndësishme që lidhen me të kaluarën e Kosovës, duke përfshirë ngjarjet historike, kulturën, trashëgiminë, si dhe u trajtuan çështjet aktuale si integrimi në strukturat ndërkombëtare, zhvillimi ekonomik, e drejta dhe përfaqësimi politik i popullit kosovar.

Pjesëmarrja e personaliteteve të shquara nga Kosova dhe diaspora, si dhe përfshirja e komunitetit ndërkombëtar, dha një ndjenjë të fuqishme bashkëpunimi dhe solidariteti për të ardhmen e Kosovës.

Punimet e Konferencës “Kosova – Past, Present and the Future” shfaqin një hap të rëndësishëm drejt promovimit të Kosovës dhe zgjerimit të rolit të saj në skenën ndërkombëtare.

Në Konferencë u prezantua Kosova dhe vlerat e saj në relacion me paqen dhe vlerat humane, teksa u bë thirrje që Vatikani të njeh Kosovën.

Ky eveniment i suksesshëm shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe frymëzon shpresë për të ardhmen e ndritur të vendit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj konference vizituan arkivin e Vatikanit, me ç’rast patën rastin të njihet për së afërmi me punën dhe potencialin e arkivit, e cila paraqet një vëllim mbi 80 km të gjatë. Ata u njoftuan me dokumente të rëndësishme në të cilat kishte edhe nga to që shkruanin për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën.