UBT avancon edhe një hap në fushën e sigurisë kibernetike – akreditohet nga organi më i madh në botë i certifikimit për siguri kibernetike “EC-Council”

20/06/2023

Si institucion lider i zhvillimeve të teknologjisë dhe inovacionit – UBT edhe zyrtarisht është institucion partner akademik i organit më të madh të certifikimit teknik të sigurisë kibernetike në botë “EC-Council”.

Të gjithë studentët e UBT-së do të kenë një mundësi unike për të avancuar njohuritë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike, përmes UBT-së dhe EC-Council, institucion ky që operon globalisht në më shumë se 145 vende, duke certifikuar mbi 300 mijë profesionistë të sigurisë së informacionit në mbarë botën.

Partneriteti i UBT-së dhe EC-Council do t’i ofrojë studentëve trajnimet dhe certifikimet më të avancuara të fushës së sigurisë kibernetike, siç janë: Certified Ethical Hacker (C|EH), Certified Pennetration Testing Professional (C|PENT), Certified Cloud Security Engineer (C|CSE) dhe Certified DevSecOps (E|CDE).