Studentët e UBT-së u certifikuan dhe përfunduan suksesshëm eventin “Let’s talk about the European Union”

15/06/2023

Studentët e Fakultetit Shkenca Politike dhe të Psikologjisë në UBT, Anila Shala, Drenushë Krasniqi, Valon Ismaili, Dea Selimi, Elsa Llalloshi dhe Liburn Krrabaj, përfunduan suksesshëm eventin e përmuajshëm me Ambasadën e Finlandës në Kosovë “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian).

Ata u certifikuan për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke treguar përkushtim ndaj temave politike dhe evropiane, si dhe duke demonstruar aftësitë e tyre të komunikimit dhe debatit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, shprehën gëzimin e tyre për arritjen dhe përfundimin e suksesshëm të eventit “Let’s talk about the European Union”. Pjesëmarrja e këtyre studentëve dhe përpjekjet e tyre janë vlerësuar thellësisht nga Rektori Hajrizi dhe Ambasadori Nissinen.

UBT mbetet një institucion lider në Kosovë për ofrimin e mundësive të reja të arsimit dhe zhvillimit të studentëve. Suksesi i studentëve të Shkencave Politike dhe të Psikologjisë në këtë event thekson kualitetin e lartë të arsimit dhe angazhimit të studentëve në UBT.