Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

01/06/2023

Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi përmes të cilës studentët do të mund të angazhohen në QKSS në kuadër të programit të praktikës.

Udhëheqësi i departamentit Studime të Sigurisë në UBT, Arian Kadriu dhe udhëheqësja e operativës në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Tringa Naka, kanë nënshkruar marrëveshjen me qëllim që të krijohen mundësi të reja për studentët e kësaj fushe.

Studentët e Studimeve të Sigurisë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes angazhimit direkt në program të praktikës, si dhe do të kenë mundësi që të përgatiten për sfidat dhe zhvillimet e mëtutjeshme në karrierë.