Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT realizuan një vizitë studimore në KRU “ Hidroregjioni Jugor’’ Sh.A, në Prizren
31/05/2023Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, dega në Prizren, në kuadër të lëndës: “Mbrojta e ambientit jetësor nga industritë ushqimore”, të shoqëruar nga profesori Sami Gashi, realizuan një vizitë studimore në Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura KRU “ Hidroregjioni Jugor’’ Sh.A, në Prizren.
Menaxhmenti i këtij institucioni i njoftoi studentët rreth infrastrukturës dhe investimeve të bëra në Impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren, për kapacitetet e mundshme të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe për problemet e mundshme gjatë punës.
Studentët nga kjo vizitë përfituan njohje themelore mbi proceset e trajtimit: fizik, kimik, biologjik të ujërave të ndotura, panë se si bëhet monstrimi në hyrje të Impiantit dhe mbasi që ujërat të jenë trajtuar pra në dalje të Impiantit në momentin e derdhjes në lumë.
Studentët panë nga afër edhe laboratorin modern, teksa u njoftuan nga udhëheqja e laboratorit mbi parametrat që analizoheshin në ujërat sipërfaqësore të ndotura siç janë: shpenzimi biokimik i oksigjenit (ShBO₅), shpenzimi kimik i oksigjenit (ShKO), materiet e tretura suspensive (MTS).