UBT modeli i suksesit në WURI 2023 – Rektori Hajrizi vuri në dukje ndërtimin e ekosistemit inovativ brenda universitetit

23/05/2023

Si një nga modelet më të mira, më inovative dhe më të suksesshme UBT është prezantuar nga rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në konferencën e World’s Universities with Real Impact – WURI 2023.

Në këtë konferencë, rektori Hajrizi, prezantoi ndërtimin e një ekosistemi inovativ dhe konceptet e reja që përfshijnë inovacionin, sipërmarrjen, përgjegjësinë dhe menaxhimin e krizave, duke u bazuar në vlerat sociale që ka institucioni.

Në konferencën e WURI 2023, rektori Hajrizi prezantoi UBT-në si një nga modelet më të mira, më inovative dhe më të suksesshme në fushën e arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë në Kosovë dhe rajon. Ai vuri në dukje ndërtimin e një ekosistemi inovativ brenda universitetit, i cili inkorporon koncepte të reja dhe vlera sociale.

Rektori Hajrizi shpalosi konceptin e inovacionit në kontekstin e UBT-së, duke treguar se si universiteti promovon kulturën e kreativitetit, hulumtimit të avancuar dhe zhvillimit të teknologjisë. Ai theksoi përpjekjet e UBT-së për të krijuar një mjedis të përkrahjes së ideve të reja dhe për të inkurajuar studentët dhe stafin akademik të shprehin potencialin e tyre inovativ.

Sipërmarrja, përgjegjësia sociale dhe menaxhimi i krizave ishin aspekte të tjera për të cilat rektori Hajrizi theksoi se, UBT si mision ka edhe ndikimin e tij në zhvillimin e shoqërisë dhe angazhohet në projekte sociale dhe ndërkombëtare që kanë impakt pozitiv në jetën e njerëzve dhe në zgjidhjen e sfidave të shoqërisë.