Studentët e UBT-së zhvilluan aktivitete sportive me eksperten ndërkombëtare Aleksandra Gülçiçek

19/05/2023

Në kuadër të lëndës “Sportet Individuale”, studentët e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT zhvilluan aktivitete me eksperten e vallëzimit, plates dhe vallëzimit aerobik, Aleksandra Gülçiçek, e kualifikuar nga institute ndërkombëtare.

Ekspertja Aleksandra Gülçiçek zhvilloi edhe një ligjëratë tematike dhe praktike në lidhje me aktivitetet fizike te gratë shtatzëna në kuadër të lëndës “Aktiviteti Fizik në Shëndet dhe Çrregullime”.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ajo organizoi edhe aktivitete jashtë kurrikulare me studentët e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit dhe të Artit dhe Medias Digjitale në UBT.