Fakulteti i Stomatologjisë në UBT zhvillon ligjëratë vetëdijesuese mbi shëndetin oral në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë
17/05/2023Ekipa e stomatologëve të Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, të udhëhequr nga profesoreshat: Dr. Afërdita Gashi Rizaj dhe Dr. Merita Sadiku, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijesuese mbi shëndetin oral në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Kjo ligjëratë u fokusua në shëndetin oral si aspekt i rëndësishëm i mirëqenies, të ushqyerit, të folurit, të qeshurit dhe të kënduarit të fëmijëve, si dhe u diskutuan pikat më të rëndësishme për një higjienë orale sa më të mirë tek fëmijët.
Nxënësit e klasave të treta në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë u informuan mbi shëndetin oral nga profesionistët shëndetësor në UBT, të cilët ndan përvojat e tyre dhe njohuritë mbi këtë fushë.