Konkurs për mësimdhënës/e në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT

12/05/2023

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2023/24

  • Tre (3) mësimdhënës/e për nivelin fillor, me normë të plotë.

Detyrat e mësimdhënësit për nivelin fillor:

  • Hartimi i Planeve dhe Planifikimeve Vjetore, si: Planet mësimore, Planet e Aktiveve Profesionale, Planet Vjetore të Vlerësimit të Nxënësve;
  • Krijimi i formave dhe modeleve të mësimdhënies kreative;
  • Aplikimi i metodologjive mësimore bashkëkohore me nxënësin në qendër;
  • Hartimi i instrumenteve për vlerësimin e nxënësve;
  • Krijimi i materialeve mësimore për punën me nxënës;
  • Mbështetja e nxënësve në funksion të arritjes së rezultateve të të nxënit dhe zhvillimit të kompetencave;
  • Krijimi i një mjedisi frymëzues dhe mundësues për nxënës.

Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:

  • Diplomë Universitare – Fakulteti i Edukimit – programi fillor/Fakulteti i Mësuesisë;
  • CV-në në formatin Europass;
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi të përvojës së punës;
  • Licenca e mësimdhënësit;
  • Dëshmi të Zhvillimit Profesional;
  • Njohja e Gjuhës Angleze.

Dokumentet për aplikim duhet t’i dërgoni përmes postës elektronike (E-mail) në: hr@ubt-uni.net

Afati për konkurim është deri më 19/05/2023

Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse.