Hulumtues të shumtë prezantuan punimet e tyre në Konferencën e Dytë Globale të Tolerancës Ndërkulturore

10/05/2023

UBT ishte nikoqir i edicionit të dytë të konferencës Globale të Tolerancës Ndërkulturore, që është organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Tolerancë.

Sesioni i parë i kësaj konference u zhvillua me prezantimin e hulumtimeve dhe punimeve të shumta shkencore.

“Toleranca në vendin e punës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, nga Dr. Ali Al Obaidli, “Toleranca dhe sistemet kulturore”, nga Allah Naser Foad, “Koncepti i tolerancës”, nga Abdullah El-Amiri, dhe “Perspektiva Fetare dhe Njerëzore – Maqedonia e Veriut si model”, nga Nusrat Ramadani.

Sesioni i dytë i konferencës përfshiu punimet: “Identiteti kulturor nëpërmjet teknologjisë”, nga Dr. George Simons, “Teknologjia dhe edukimi: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, nga Dr. Robert Crane, si dhe “Diversiteti fetar dhe ndikimi i religjionit te shqiptarët gjatë etapave të ndryshme të historisë”, nga  Dr. Veton Zejnullahu.

Dita e parë e konferencës u përmbyll me interaktivitet mes pjesëmarrësve të cilët parashtruan pyetje të shumta lidhur me tolerancën ndërkulturore. Konferenca do të vazhdojë edhe nesër.