Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësues të “Drake University” – diskutohet për bashkëpunim në fusha të ndryshme

04/05/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Prof. Muhamet Gërvalla, drejtoresha e Kampusit, Lirigzona Morina dhe përfaqësuesja e Zyrës Ndërkombëtare, Elinda Krasniqi, mirëpriti përfaqësuesit nga “Drake University”, Maria Rohach, Michael A. Couvillon dhe Matthew Hayden.

Takimi mundësoi që UBT dhe “Drake University” të prezantojnë dhe identifikojnë interesat e përbashkëta dhe fushat e mundshme për nisma të ardhshme bashkëpunuese, teksa përfaqësuesit nga secili universitet dhanë një pasqyrë të institucioneve të tyre përkatëse, duke theksuar fushat e kërkimit dhe ekspertizës.

Takimi mes dy universiteteve thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe potencialin për nisma bashkëpunuese.

“Drake University” është një universitet privat me përmasa të moderuara në Des Moines në Iowa dhe konsiderohet si një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Midwest Drake.