Studentët e Shkencave dhe Teknologjisë së Ushqimit në UBT zhvillojnë eksperimente të suksesshme në laboratorin e shkencave të ushqimit
03/05/2023Studentët e Fakultetit Shkenca dhe Teknologjia e Ushqimit në UBT, në kuadër të lëndës “Procesimi dhe Konzervimi i Ushqimi”, kanë vazhduar të realizojnë pjesën praktike eksperimentale në laboratorin e shkencave të ushqimit.
Studentët patën mundësi që në laboratorin e shkencave të ushqimit me linja multifunksionale “Frigojollinox”, të zhvillojnë me sukses ushtrimin e përpunimit të domates dhe prodhimit të pastave dhe pureve të domates.
UBT ka miniature për prodhime të produkteve me origjinë bimore me kapacitet prej 50 kilogramë.