Ish-studenti i UBT-së, Fat Taraku është punësuar në Spitalin Regjional të Pejës, si nutricionist
28/04/2023Ish-studenti i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Fat Taraku, pas rezultateve të suksesshme të arritura përgjatë studimeve në këtë drejtim, është punësuar në Spitalin Regjional të Pejës, ku punon si nutricionist.
Ai ka vlerësuar se vitet e studimit në UBT, sidomos në drejtimin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, kanë qenë plotë sfida, por njëherit edhe të suksesshme për të arritur qëllimet profesionale dhe akademike të tij.
“Studimet akademike në UBT ishin mjaft të mira dhe të mbushura me plot sfida. Gjatë viteve të studimit isha i përqendruar maksimalisht në arritjen e qëllimeve profesionale dhe akademike. Studimet në UBT janë të veçanta për shumë arsye, duke filluar prej stafit të mrekullueshëm të profesorëve, ku ishin shumë të përgatitur dhe të mbushur me informacione të reja dhe që nuk ngurronin në asnjë moment për të më ngritur edhe më shumë në nivelin akademik”, ka thënë Taraku.