UBT është akredituar nga PeopleCert për ofrimin e trajnimit dhe certifikimit për PRINCE2

13/04/2023

UBT është akredituar si qendër trajnuese dhe certifikuese për ofrimin e trajnimit dhe certifikimit për PRINCE2 nga PeopleCert, trajnim ky që ofron një qasje fleksibile për menaxhimin e projekteve që mund të aplikohet në një shumëllojshmëri projektesh, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti apo industria.

Certifikimi PRINCE2 është i orientuar drejt individëve të angazhuar në menaxhimin e projekteve, duke përfshirë menaxherët e projekteve, udhëheqësit e ekipeve, si dhe stafin e mbështetjes së projektit.

Certifikimi është veçanërisht i dobishëm për ata që punojnë në industritë si: IT, ndërtim dhe qeveri, ku menaxhimi i projekteve është kritik.

Trajnimi PRINCE2 do të mbahet nga profesionistët e fushës, njëri prej të cilëve është Dr. Besnik Skenderi që është i certifikuar PeopleCert për ofrimin e këtyre trajnimeve.

Certifikimi PRINCE2 është i disponueshëm në dy nivele: Niveli Themelor, i cili ofron një kuptim bazik të metodologjisë dhe Niveli i Praktikantit që është i orientuar drejt individëve që janë përgjegjës për menaxhimin e projekteve duke përdorur PRINCE2.

APLIKO TANI: PRINCE2