Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka shpalosur te studentët e UBT-së platformën e re të Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor
12/04/2023Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) brenda programit të Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor (BSBP) ka paraparë shpalosjen e platformës së re online, e cila përmban të dhënat e mbledhura nga anketat në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi.
Përfaqësues të kësaj qendre kanë shpalosur këtë barometër para studentëve të Fakultetit Studime të Sigurisë dhe Fakultetit Juridik në UBT, duke i njoftuar ata më detajisht për këtë platformë.
Barometri i Sigurisë së Ballkanit Perëndimor është një iniciativë rajonale që bën matjen e perceptimeve publike në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për çështje të ndryshme të lidhura me sigurinë, sundimin e ligjit, drejtësinë, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e paqes.