Profesori i UBT-së, Bahri Gashi mori pjesë në sesionin shkencor “Feniksët e Lirisë”
12/04/2023Profesori i UBT-së, Bahri Gashi mori pjesë në sesionin shkencor “Feniksët e Lirisë” të organizuar nga Shoqata e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2023”, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Me një paraqitje me kumtesë shkencore, profesori Bahri Gashi prezantoi shqyrtimin shkencor me temë: “Trajtimi statistikor i dëshmorëve sipas regjioneve – komunave të Kosovës, rajoneve etnike dhe specifikave jashtë hapësirës shqiptare”.
Profesor Gashi theksoi se zakonisht në shkencën statistikore ekziston variabli ku ndryshon trajta për nga natyra semantike, varësisht nga klasifikimi dhe sinteza, ndonëse në rastin e kësaj trajtese, për shkak të ndjeshmërisë ajo nuk ndryshon konstrukt, kjo për faktin e ndërtimit krahasimor, sepse ata, dëshmorët – heronjtë e lirisë nuk ndryshojnë, edhe kur çdo gjë për rreth nesh ndryshon, ata janë një gjendje konstante dhe koherente hyjnore, ndaj kjo metodë emancipuese estetike e rinjohjes i përshtatet më së shumti heronjve të Koshares.
Ky sesion shkencor përmbylli shqyrtimet e punimeve duke ofruar një tregues hyrës, analizë të strukturuar e përfundime reale me rezultate të tanishme preliminare, për ta përmbyllur në kalendarin e radhës të vitit 2024, përkatësisht në 25 vjetorin jubilar të Epopesë së Koshares.