Në Ditën Botërore të Shëndetit studentët e UBT-së mbollën pemë në kampusin e Prizrenit
07/04/2023Studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, dega në Prizren, në shënim të Ditës Botërore të Shëndetit mbollën pemë, si një simbolikë për të ruajtur mjedisin dhe ajrin.
Për të shënuar këtë ditë së bashku me studentët ishin prezent edhe profesorët: Vehbi Sofiu, Shkelzim Ukaj dhe Cengiz Çesko.
Përfaqësuesja e studentëve, Delvinë Hoxha ka theksuar nevojën për angazhimin e gjithsecilit për të mbrojtur shëndetin e përgjithshëm, në mënyrë që kjo të jetë një simbolikë për një frymë të re të së ardhmes së botës.