UBT shpall të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Technical University of Sofia”

06/04/2023

UBT ka shpallur të hapur thirrjen për shkëmbim studentor në “Technical University of Sofia” në Sofia të Bullgarisë, në kuadër të programit Erasmus+.

Për të aplikuar për këtë shkëmbim studentor, ju duhet të jeni student i UBT-së në vitin e dytë ose të tretë në programin bachelor, ose student i vitit të dytë në nivelin master, të jeni student në njërin prej programeve të studimit që përputhen me njërën nga fushat: Shkenca Kompjuterike dhe Mekatronikë, të keni notën mesatare mbi 8.5, si dhe të posedoni njohuri të gjuhës angleze në nivelin B1-B2.

Afati i fundit për aplikim është 15 prill 2023.

Linku për aplikim: Shkëmbim studentor në “Technical University of Sofia”