Nxënësit e “Prishtina High School” vizituan Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan

04/04/2023

Nxënësit e “Prishtina High School” vizituan Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast panë nga afër laboratorët e shumtë dhe teknologjitë e sofistikuara të kohës të cilat aplikohen për fusha të studimit.

Me këtë rast, nxënësit e “Prishtina High School” u njoftuan nga stafi akademik i UBT-së më hapësirat që dedikohen për studentët e fushave të ndryshme, me laboratorët dhe sallat moderne të pajisura me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, si dhe me pjesë të tjera rekreative për studentë.

Nxënësit u njoftuan nga profesorët e UBT-së edhe për programet e ndryshme, të cilat kanë kurrikula multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, njëherit janë të bazuara nga modelet e universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, gjë që e përkufizon UBT-në një institucion lider për arsimin e lartë në Kosovë dhe më gjerë.