Rektori Hajrizi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “PILC 2023” në Kroaci – diskutoi rreth Inteligjencës Artificiale dhe rolin në Revolucionin e Katërt Industrial
04/04/2023Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “PILC 2023”, e cila u mbajt në qytetin Opatija të Kroacisë, ku u diskutua rreth temës: “What is brought about by The Fourth Industrial Revolution (IR4.0) Leadership?”, si dhe rreth perspektivave ekonomike, shoqërore dhe arsimore.
Rektori Hajrizi ishte folës në panelin kryesor në të cilin shpalosi të arriturat e UBT, rëndësinë që UBT si institucion arsimor ka për Kosovën dhe rajonin, si dhe foli rreth sfidave ekonomike dhe digjitale të udhëheqjes.
Në këtë konferencë, rektori Hajrizi prezantoi edhe aplikimin e University 4.0 në ekosistemin e UBT-së, rreth partneriteteve ndërkombëtare që ka sjell UBT në Kosovë në fushën e Inteligjencës Artificiale, si dhe rreth rolit të UBT-së në Revolucionin e Katërt Industrial.
“PILC” – është Konferenca Ndërkombëtare e Lidershipit që organizohet nga Universiteti PAR dhe partnerët e tij ndërkombëtar. Kjo konferencë është e vetmja mbi lidershipin në Kroaci e krijuar si përgjigje ndaj nevojës për të lidhur njohuritë teorike dhe aftësitë profesionale.
Photo credits: Veleučilište PAR