Punimi i profesorëve të UBT-së rreth post-humanizmit dhe rolit të teknologjisë, publikohet në revistën “Euroasian Journal of Applied Linguistics”
03/04/2023Punimi i profesorëve të UBT-së, Halil Bashota, Alma Lama, Xhevahire Millaku, Luiza Zeqiri dhe profesorëve të tjerë nga universitete të tjera, ditë më parë, është publikuar në revistën, “Euroasian Journal of Applied Linguistics”, e cila është e indeksuar në Scopus dhe ka nivelin e indeksimit Q2.
Me titull: “Post-humanizmi dhe roli i teknologjisë: në mes mitit dhe metaforës, në novelën “The Time Machine”, të autorit modern anglez, H.G. Wells”, artikulli spikatë perspektivën post-humaniste duke analizuar rolin e teknologjisë në atë që, vet Wells e quante e ardhmja distopike duke e analizuar nga konteksti social, kulturor dhe ai politik.
Punimi vë në dukje ndikimin e madh që kishte Revolucioni Industrial në Angli, në fillim të shekullit XVIII, dhe shoqërinë e ndarë të asaj kohe, që me vete solli një mori ndryshimesh si në shkencë, teknologji dhe industri.
Wells është një nga autorët më të njohur për trajtimin e këtyre temave, përmes të cilave portretizonte dhe analizonte ndryshimet futuriste dhe eksperimentale me të cilat po përballej shoqëria e atëhershme angleze, duke përfshirë përparimin teknologjik, rolin e saj në jetë, ndarjet shoqërore dhe pabarazinë, teksa shoqëria e atëhershme angleze po ndryshonte nga letërsia moraliste viktoriane në atë eksperimentale moderne.
Ky punim është një prurje e re e ideve dhe temave të letërsisë dhe nxitë diskutim në nivelin e studimeve të letërsisë dhe kulturës angleze, si për studentët ashtu dhe stafin.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Post-humanizmi dhe roli i teknologjisë: në mes mitit dhe metaforës, në novelën “The Time Machine”, të autorit modern anglez, H.G. Wells”.