Në UBT u shënua Dita Botërore e Shëndetit Oral
20/03/2023Sikurse në mbarë botën, nën moton: “Be Proud of your Mouth”, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Oral, në kuadër të Klinikës Specialistike Stomatologjike.
Nxënësit e klasës së dytë të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, vizituan ambientet e Poliklinikës së UBT-së, nga ku u njoftuan me infrastrukturën moderne të klinikës, si dhe panë nga afër punën që bëhet në këtë ambient.
Profesionistët e stomatologjisë që janë pjesë e kësaj klinike dhe UBT-së, nxënësve u bënë një ekzaminim rreth shëndetit oral, si dhe u dhanë këshilla të shumta rreth mirëmbajtjes së higjienës orale, ngrënies së ushqimit të shëndetshëm, dhe rreth nevojës së vizitave të rregullta stomatologjike.
Nxënësit u ndanë të kënaqur dhe tejet të lumtur me atë që panë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan dhe në Poliklinikën e UBT-së, gjegjësisht në katedrën e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive.