Transfero studimet në programin Inxhinieri e Mekatronikës në UBT

21/02/2023

Programi i studimit ka për qëllim të ofrojë një qasje sa më të drejtpeshuar duke ndërthurur sistemet bashkëkohore mekatronike me ekonominë, menaxhimin, psikologjinë etike, organizative, ligjore dhe sjelljen për përgatitjen më të mirë të të diplomuarve për adresimin e konkurrueshmërisë organizative, duke pranuar zhvillimet në kontekstin e tyre.

Programi Inxhinieri e Mekatronikës në UBT synon të përgatisë inxhinierë që janë të përkushtuar për të pasur një karrierë sa më të mirë në mekatronikë me një larmi të madhe të punëdhënësve në Kosovë, si dhe e vë theksin tek rëndësia e formimit të mendimtarëve origjinalë që janë në gjendje të marrin një qasje imagjinative për zgjidhjen e një sërë problemesh inxhinierike.

Studentët në përfundim të këtij programi do të arrijnë njohuritë rreth parimeve themelore të matematikës si të aplikuara për të kryer analiza, në zgjidhjen e problemeve dhe projektimin, konceptet themelore të mekanikës, termodinamikës, elektronikës dhe shkencës inxhinierike në lidhje me analizën, projektimin dhe zbatimin e sistemeve mekatronike.

Studentët do të jenë të aftë të përzgjedhin dhe zbatojnë metoda sa më të përshtatshme matematikore në mbështetje të shqyrtimit të problemeve me karakter inxhinierik, si në teori, ashtu edhe në praktikë, si dhe të zbatojnë parimet e mekatronikës të zhvilluara përmes shkencave inxhinierike për të zgjidhur problemet praktike, analiza model dhe proceset inxhinierike të projektimit, sistemet dhe produktet.