Transfero studimet në programin Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT

20/02/2023

Programi i Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT synon të ofrojë një qasje të kombinuar arsimore ndërmjet komponentëve kyç: mësimdhënie teorike, zhvillim i aftësive të aplikueshme dhe praktike, punë praktike dhe kërkimore.

UBT përmes këtij programi synon të edukojë profesionistë sportiv shumë të kualifikuar, të cilët do të jenë të aftë për të përmbushur nevojat në rritje të tregut të punës në një perspektivë evropiane.

Studentët do të përfitojnë njohuri për aspektet fiziologjike të sportit, aspektet bazë biomekanike të sportit, problemet që lidhen me kohën e lirë, sportin dhe aktivitetin fizik, si dhe për karakteristikat fizike, motorike dhe shëndetësore të fëmijëve dhe të rinjve, të rriturve, të moshuarve dhe grupeve të veçanta të njerëzve.

Njashtu, studentët do të kenë një pasqyrë bazë të të kuptuarit të dukurive kryesore të disiplinave të caktuara sportive, do të dinë të kuptojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik për organizmin e njeriut, si dhe do të kenë aftësi dhe kompetenca për të përdorur rezultatet e kërkimit shkencor në fushën e sportit duke përdorur bazën e të dhënave elektronike.