UBT uron gazetarët për 13 shkurtin – Ditën Botërore të Radios

13/02/2023

Sot, më 13 shkurt, shënojmë Ditën Botërore të Radios, me ç’rast UBT uron të gjithë gazetarët dhe punonjësit në media, si dhe i përgëzon ata për angazhimin, durimin, guximin dhe sakrificën për të sjellë te dëgjuesit informacione në kohë reale për ngjarjet që ndodhin në vend dhe në botë.

Në kuadër të zhvillimit të ekosistemit të UBT-së, duke dëshmuar edhe përkrahjen e parezervë në përparimin e medias në vendin tonë, është krijuar edhe Campus Radio 100.7 FM, aty ku puna dhe përkushtimi i stafit është vlerë dhe cilësi.

Për të përkrahur dhe zhvilluar sa më shumë dhe më mirë median vendore, UBT ka angazhuar në stafin e radios studentë dhe ish-studentë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, duke besuar dhe vlerësuar lart profesionalizmin e tyre.