Transfero studimet në programin Juridik në UBT

08/02/2023

Misioni i programit Juridik në UBT është të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit ligjor që çon në përsosmëri në performancën e kapaciteteve të ndryshme profesionale ligjore dhe të kontribuojë në avancimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes proceseve inovative, mësimdhënies, dhe ekselencë kërkimore për të mirën e njerëzve dhe komunitetit.

Për realizimin e procesit mësimor janë angazhuar pedagogë të kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë, me eksperiencë në fushën juridike dhe është vënë në përdorim një teknologji bashkëkohore për të realizuar një mësimdhënie të standardeve evropiane.

Me përfundimin me sukses të këtij programi studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të përmbledhin njohuritë e marra në fushat e së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të jenë në gjendje të vlerësojnë legjislacionin sipas standardeve të aplikueshme të hierarkisë së normave.

Ndër të tjera, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë kuptimin dhe të interpretojnë normat juridike nga e drejta civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese, të mbledhin, analizojnë dhe interpretojnë çështjet juridike të së drejtës civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese të Kosovës dhe kornizës ligjore ndërkombëtare.