Transfero studimet në programin Gjuhë Angleze në UBT

08/02/2023

Programi Gjuhë Angleze në UBT u ofron studentëve njohuri të thella në fushën e gjuhës dhe kulturës dhe në të njëjtën kohë i orienton ata në fusha të tjera, të cilat do të mësohen në vitet e ardhshme të studimeve.

Qëllimet kryesore të programit janë: përgatitja e studentëve për të ndërtuar karrierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar, si dhe ofrimi i një sërë modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për t’u qasur drejt profesioneve të cilat janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës.

Programi është hartuar bazuar në faktorët më të rëndësishëm dhe nga treguesit e matshëm të nevojave për zhvillim ekonomik dhe të mundësive të reja të vendeve të punës në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Programi ka qasje në infrastrukturë moderne të pajisur me pajisje më bashkëkohore të cilat ndihmojnë studentët e programit Gjuhë Angleze në përgatitjen e tyre profesionale.