Transfero studimet në programin Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi
07/02/2023Misioni dhe objektivat e programit Muzikë Moderne, Prodhim Dixhital dhe Menaxhim në UBT janë që të përgatisë studentë për të marrë përgjegjësi në praktikën e industrisë moderne të muzikës dhe në fusha shumë-disiplinore që lidhen me muzikën dhe argëtimin në tërësi të mesme, dhe t’u sigurojë atyre njohuri gjithëpërfshirëse mbi parimet që lidhen me secilën fushë që përfshin natyrën komplekse të kësaj industrie.
Programi Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, është përpiluar në atë mënyrë që të plotësojë nevojat për kuadro profesionale në industrinë dhe institucionet e ndryshme kulturore, si: radio, televizione, platforma online, film, teatër dhe festival.
Ky program është e përfshirë në të gjitha fushat e industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe tregun, arsimin, kërkimin në muzikologji, organizimin e ngjarjeve, organizatat shoqërore , dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.
Natyra e fushës së muzikës imponon edhe infrastrukturën e veçantë e cila konsiderohet e nevojshme për të realizuar ligjëratat dhe ushtrimet, teksa këto hapësira ju mundësojnë studentëve dhe profesorëve të kenë komoditetin e nevojshëm për të realizuar jo vetëm ligjëratat, por edhe ushtrimet e nevojshme që plan programi parasheh.