Rektori Hajrizi mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosova-Kroacia, ku u diskutua rreth sipërmarrjes dhe nevojave për fuqi punëtore në vend

26/01/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë në Forumin Ekonomik Kosova-Kroacia – forcimi i partneriteteve, ku u diskutua për rolin e Universiteteve në R&D dhe në adresimin e nevojave të tregut të punës.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë nga institucione të ndryshme publike e private, rektori Hajrizi ka folur rreth sipërmarrjes dhe nevojave për fuqi punëtore në vend.

“Ne kemi disa iniciativa bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Kroacisë për temat e digjitalizimit dhe inovacionit. Kroacia ka një zhvillim shumë të mirë të ndërmarrësisë, sepse ka krijuar raste shumë të mira botërore inovative. Duke e lidhur konceptin e tyre të ndërmarrësisë me konceptin tonë krijohet një potencial shumë i mirë dhe gjenerohet një prodhim edhe më i madh i përgjigjes së tregut botëror”, ka thënë rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi ka thënë se Kosova ka shumë shembuj të mirë të ndërmarrësisë dhe pozita unike në nivele botërore, duke theksuar se në aspektin e përgjithshëm duhet akoma zhvillim dhe mbështetje për këtë fushë.