Klinika Juridike

Trajnimi më inovativ dhe profesional në Kosovë për juristë, “KLINIKA JURIDIKE” për studentët e Fakultetit Juridik të cilët kanë përfunduar studimet bachelor dhe shprehin interes për aftësim profesional.

Trajnimi ju mundëson kandidatëve që për një periudhë 2 javore të mësojnë/ushtrojnë në praktikë shkresat e ndryshme ligjore në modulin civil dhe modulin penal.

Trajnimi ka për qëllim përgaditjen e studentëve profesionalisht, si dhe për t’u përgaditur për provimin e Jurisprudencës në fushën penale dhe civile.

Trajnimi “ KLINIKA  JURIDIKE” përmban dy module:
1. Moduli Juridiko-Penal.  
2. Moduli Juridiko-Civil. 

3.Kushtetus dhe Administarive (pjesa teorike)

Plani operativ i trajnimit parashihet të jetë:

  • 7 DITË MODULI CIVIL NGA 3 ORË AKADEMIKE 
  • 7 DITË MODULI PENAL NGA 3 ORË AKADEMIKE
  • 3 DITE KUSHTETUES DHE ADMINISTRATIVE ( PJESA TEORIKE) 

Nëse e bëjm një analizë atëher ky trajnim mund të zhvhillohet 2 herë mbrenda një muaji, zakonishtë intersim i madhë për pjesëmarrje në këtë trajnim shfaqen rreth 1 muaj e gjysëm para se të mbahet provimi i Jurisprudencës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Modulin civile, përfshirë anën teorike dhe praktike, këtë modul mundem unë ta mbuloj për mbajtjen e trajnimit.

Ndersa,

Modulin Penal, përfshirë anën teorike dhe praktikë, për këtë modul duhet të konsultohemi me ndonjë nga Profesorët e kësaj lëmije.

 

Kujt i dedikohet ky trajnim?


Trajnimi “Praktika Juridike” ju dedikohet të gjithë studentëve të drejtësisë nga universitetet publike dhe private, juristëve të rinj që kanë përfunduar studimet, janë të punësuar apo kanë nevojë për ngritjen e aftësive të tyre praktike nga fusha juridike, kandidatëve të cilët përgatiten për provimin e jurisprudencës dhe personave të tjerë të punësuar në sektorin publik ose privat që kanë interes për të avancuar aftësitë e tyre praktike nga fusha juridike.

Kohëzgjatja e trajnimit: 17 dite
Orari: Përcaktohet
Trajnimi mbahet 14dite nga 3 orë akademike.


Duke marrë në konsideratë specifikat e trajnimit, numri i kandidatëve është i limituar.

Kandidatët që përfundojnë trajnimin do të marrin certifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike – Moduli Penal & Civil” si dhe pjesa teorike Kushtetues dhe Administrative..

Si të aplikoni në Trajnimin “Klinika Juridike”?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e UBT-se për të plotësuar aplikacionin. Pas aplikimit me qëllim të rezervimit/konfirmimit të tyre në trajnim, kandidatët duhet të realizojnë pagesën e këstit të parë.