Profesorë të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS
18/01/2023Profesorë të UBT-së morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS Profesorët e UBT-së, Visar Hoxha, Visar Krelani dhe Izet Kelmendi morën pjesë në punëtorinë e Pilotimit të Sistemit Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore – KRIS, ku Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, në bashkëpunim me “Heras Plus” dhe “Researchcult” prezantuan konceptin, vizionin dhe qëllimet afatgjata dhe afatshkurtra të sistemit KRIS.
Kjo punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve të përzgjedhura, sikurse: anëtarë të grupit punues të KRIS dhe zyrtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, për të marrë trajnime dhe për të dhënë reagime mbi sistemin.
Sistemi Informativ i Kosovës për Kërkime Shkencore apo KRIS (Kosova Research Information system), është një platformë që do të shërbejë në mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave për kërkime shkencore, por edhe si një mekanizëm rregullator për ofrimin e informacionit më të standardizuar në hulumtim.
UBT ka qenë ndër pionierët e këtij sistemi me sistemin RIIMS që nga viti 2015, ndërsa tani MASHTI me përkrahje të Erasmus+ do të krijojnë sistemin KRIS për nivel të Kosovës.