Realizohet me sukses intervenimi i parë kirurgjik në Klinikën Specialistike të Stomatologjisë në UBT

12/01/2023

Është kryer me sukses intervenimi i parë kirurgjik në Klinikën Specialistike të Stomatologjisë në UBT, nga kirurgu oral dhe asistenti në Kirurgjinë Oralë pranë Fakultetit Stomatologji në UBT, Vullnet Fazliu, në bashkëpunim me studentët e vitit të gjashtë të Stomatologjisë në UBT.

Procedura operative ka qenë “Op. Frenectomia labi superior”, e kryer nga Katedra e Kirurgjisë Orale te pacienti për arsye ortodontike, në bashkëpunim me katedrën e Ortopedisë së Nofullave me në krye profesoreshën Jeta Kiseri – Kubati.

Përmes Klinikës Specialistike të Stomatologjisë, UBT është duke zhvilluar punën klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisjet e teknologjisë së fundit me një infrastrukturë moderne mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare, duke iu ofruar të gjithë qytetarëve shërbime kualitative me çmime promocionale.