Profesori italian, Antonio Tessitore zhvilloi ligjëratë tematike me studentët e UBT-së rreth agjilitetit dhe modaliteteve të rikuperimit tek sportistës

27/12/2022

Profesori italian, Antonio Tessitore, qëndroi për vizitë në UBT, me ç’rast zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, rreth temave: “Monitorimi i ngarkesave dhe modalitetet e rikuperimit tek sportistët” dhe “Agjiliteti”.

Në kuadër të kësaj ligjërate tematike, profesori Tessitore ka diskutuar rreth sportit në përgjithësi, duke iu shtjelluar detaje të rëndësishme rreth ndërlidhjes së sportit dhe shëndetit, si dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat duhet t’i bëjnë sportistët.

Ndër të tjera, studentët patën rastin të dëgjojnë nga profesori Antonio Tessitore rreth monitorimit të ngarkesave dhe modaliteteve të rikuperimit tek sportistës, si dhe rreth agjilitetit në sport, e cila përkufizohet si një lëvizje e shpejtë e të gjithë trupit me ndryshim të shpejtësisë ose drejtimit në përgjigje të një stimuli.