Studentët e UBT-së dhe ata të IOWA-s kanë vazhduar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave përmes ligjëratave të përbashkëta

22/12/2022

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, edhe këtë vit kishin mundësinë të mbajnë ligjërata të përbashkëta me studentët e Universitetit të IOWA-s, të udhëhequr nga profesori i UBT-së, Enver Krasniqi dhe profesori Erin Johnson.

Ligjëratat kanë zgjatur gjashtë javë në kuadër të lëndës “Mjedisi Biznesor” me ç’rast studentët kanë shkëmbyer njohuri dhe përvoja të ndryshme nga mjediset e dy vendeve, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi ka qenë që të gjenerohet sa më shumë dije në mes dy institucioneve, duke bërë kështu që këta studentë të mësojnë sa më shumë nga njëri-tjetri. Falë bashkëpunimit që UBT ka me Universitetin e IOWA-s, studentët e UBT-së, edhe në të ardhmen do të ndjekin ligjërata të përbashkëta nga profesorë e ekspertë ndërkombëtarë.