Klinika Specialistike e Stomatologjisë në UBT, mbështet studentët në realizimin e praktikës pa pagesë dhe u mundëson qytetarëve shërbime falas
05/12/2022Studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT tash e tutje do të kenë mundësinë e realizimit të praktikës profesionale pa pagesë në Ambulancën Specialistike të Stomatologjisë, në kuadër të Poliklinikës së UBT-së.
Studentët për realizimin e shërbimeve stomatologjike në kuadër të Poliklinikës së UBT-së, në përputhje me Planin dhe Programin e studimeve do të realizojnë praktikën në pacientë ndaj të cilëve shërbimi do të jetë pa pagesë.
Kjo mbështetje vlen për studentët në vitin akademik 2022/23 me qëllim të mbështetjes dhe lehtësimit të detyrimeve financiare dhe e njëjta vlen për realizimin e praktikës në Poliklinikën e UBT-së.
Pacientët pa pagesë do të trajtohen në kuadër të Ambulancës Specialistike të Stomatologjisë nga studentët e Programit të Stomatologjisë së UBT-së, me mbikëqyrje të ekspertëve dhe profesionistëve më të mirë të shëndetit oral në vend.