Parisi, Delfti, Roterdami e Amsterdami – destinacionet e studentëve të UBT-së në vazhdën e vizitave të Eurotrip-it
05/12/2022Studentët e Fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Dizajn i Integruar dhe Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë në UBT, kanë vazhduar vizitat studimore në vende të ndryshme të Evropës, përgjatë Eurotrip-it.
Në vazhdën e vizitave, studentët të udhëhequr nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti dhe profesori Ajhan Bajmaku, kanë zhvilluar vizita të ndryshme në qytetet: Paris, Delf, Roterdam dhe Amsterdam.
Në Paris, studentët kanë vizituar Muzeun e Arkitekturës, Kullën “Eiffel Tower”, Muzeun e Luvrit “Musée du Louvre”, Katedralen “Notre-Dame”, “Arc de Triomphe – Champs-Élysées”, “Moulin Rouge”, “Musée d’Orsay”, “Centre Georges Pompidou”, “Palais Garnier”, Urën “The Pont Alexandre III”, si dhe shumë objekte me rëndësi historike dhe arkitektonike.
Në qytetin Delft-it, studentët kanë vizituar Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Dizajnit, Bibliotekën, si dhe Klubin e Studentëve.
“Take a Peek at the Cube Houses”, “Market Hall”, “Wander through Coolsingel”, “Erasmus Bridge”, si dhe shumë objekte me rëndësi nga aspekti arkitektonik, i dizajnit dhe strukturave, ishin destinacionet e studentëve të UBT-së në qytetin e Roterdamit, në Holandë, i cili njëherit njihet edhe si qytet i ri me kreativitetin më të lartë në aspektin arkitektonik.
Në Amsterdam, studentët vizituan “EYE Filmmuseum”, “Anne Frank House”, “Rijksmuseum”, “Van Gogh Museum”, “Heineken Breëery”, “Dam Square”, “Stedelijk Museum”, si dhe shumë vende të tjera me rëndësi.
Vizitat e radhës të studentëve përgjatë Eurotrip-it do të jenë në Desau, Berlin, Pragë, e Vjenë, me ç’rast do të kenë mundësi të shohin nga afër objekte dhe hapësira me rëndësi historike e kulturore në këto vende.