Punimi i profesorëve të Shkencave Mjekësore në UBT publikohet në revistën “Open Acces Macedonian Journal of Medical Sciences”
02/12/2022Punimi i profesorëve të Shkencave Mjekësore në UBT, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Dr. Skender Telaku, me titull: “Impact of Lactobacillus Reuteri and Three Other Probiotics in Helicobacter Pylori Eradication”, është publikuar në revistën shkencore “Open Acces Macedonian Journal of Medical Sciences”, e cila është e indeksuar ne platformën Scopus.
Qëllimi i këtij punimi ishte vlerësimi i efektivitetit dhe sigurisë së Lactobacillus reuteri dhe tre probiotikëve të tjerë krahas terapisë konvencionale të trefishtë kundër Heliobacter pylori.
Sipas rezultateve përfundimtare të këtij punimi, përfshirja e probiotikëve si shtesë ndaj trajtimit konvencional të H. pylori mund të ulë efektet anësore të terapisë dhe të rrisë suksesin e çrrënjosjes së H. Pylori, duke konsideruar se nevojitet punë e rastësishme dhe e ardhshme në një shkallë më të gjerë.
Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Impact of Lactobacillus Reuteri and Three Other Probiotics in Helicobacter Pylori Eradication”.