UBT mori pjesë në Konferencën për publikimin e rezultateve të projekteve Erasmus+
15/11/2022Përgjegjësja e Zyrës së Projekteve në UBT, Elinda Krasniqi, mori pjesë në Konferencën për publikimin e rezultateve të projekteve Erasmus+ dhe ndikimin aktual në nivele të ndryshme të projekteve Erasmus+ në Kosovë, organizuar nga MAShTI dhe Zyra e Erasmus+ në Kosovë.
UBT këtë vit është shpallur fituese në katër projekte të programit Erasmus+, tre prej të cilave janë “Capacity building in Higher Education” dhe një në “Capacity Building in VET”.
Në këtë konferencë, përgjegjësja për Zyrën e Projekteve në UBT, Elinda Krasniqi, para pjesëmarrësve të tjerë nga institucione dhe organizata të ndryshme krahas projekteve të fituara, që përfshijnë: “E-Le. G. A. N. T. S.”, “COËEB” dhe “V. I. R. T. U. A. L.”, ka prezantuar më në detaje projektin “IoT – ECO”, projekt në të cilin koordinator është “Technical University of Sofia”.
Në këtë konferencë, morën pjesë përfaqësues nga institucione qendrore, institucione publike dhe private, universitete dhe organizata të ndryshme vendore.