UBT mori pjesë në panairin më të madh të gurit dhe mermerit “Marmomac 2022” në Verona të Italisë

02/11/2022

Në vazhdën e pjesëmarrjes në aktivitetet e projektit “BKSTONE”, stafi akademik i UBT-së i përfaqësuar nga Prof. Asst. Visar Krelani mori pjesë në panairin më të madh të gurit dhe mermerit të quajtur “Marmomac 2022”, ku pati takime me partnerët e projektit nga Spanja, Italia dhe vendet ballkanike për të sjellë para studentëve dhe industrisë informatat e fundit të kësaj fushe, si dhe u bë prezantimi i teknologjisë dhe llojeve më të reja të mermerit dhe gurit ndërtimor.

Panairi i Veronës “Marmomac 2022” është ndër panairet më të rëndësishme në botë që merret me gurin dekorativ dhe ndërtimor dhe teknologjinë e nxjerrjes dhe përpunimit të tij, ndërsa pjesëmarrja ndërmjet ekspozuesve dhe vizitorëve paraqet nivelin më të lartë dhe përfaqësimin e tërë botës.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin pjesa më e madhe e universiteteve bartëse dhe partnere të përfshira në implementimin e këtij projekti, teksa përveç vizitës së panairit i cili ishte i shpërndarë në rreth 12 objekte industriale dhe një shtrirje nga të gjitha fushat që ndërlidhen me gurin si teknologjia e fundit, përpunimi, skenimi i mermerit, transporti, përdorimi, u prezantuan në objekte të ndryshme dhe hapësirat ndërmjet tyre kishte të planifikuara edhe aktivitete tjera.

Fokus tjetër ishte edhe më i theksuar gjatë punimeve të kësaj punëtorie iu kushtua materialit për trajnim të përgatitur nga bartësit dhe partnerët si dhe plani dinamik lidhur me përmbylljen e projektit dhe detyrat që secili partner ka sipas paketave të punëve të ndryshme në projekt.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit zhvilluan edhe disa aktivitete të tjera të rëndësishme sikurse, vizita në “Scuola Edile” në Padova dhe Universitetin e Padovas duke përfshirë edhe një vizitë në pjesën e vjetër të Padovas dhe zonës Universitare dhe Rektoratit të Universitetit të Padovas.

UBT do të përfaqësohet edhe në takimin e radhës përmbyllës të projektit “BSTONE” që do të mbahet në Tiranë në fillim të nëntorit të këtij viti, event i cili do të bëjë bashkë institucione të arsimit të lartë nga rajoni dhe bota, si dhe industri dhe biznese të ndryshme.