Mbyll punimet aktiviteti i Infermierisë në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion
30/10/2022Në Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion kanë prezantuar punimet e tyre dhjetëra profesorë dhe ekspertë në fushën e mjekësisë, të ndarë nëpër sesione.
Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Infermieri, ishte e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që morën pjesë në këtë konferencë patën mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.
Temat që u trajtuan dhe u prezantuan në këtë konferencë kryesisht kishin të bënin me sistemin e shëndetësisë në vend, rreth shëndetit mendor, rreth shëndetit publik, si dhe sfidat e stafit shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19.
Punimet që janë dorëzuar dhe prezantuar në konferencën e kësaj fushe janë:
Sesioni i parë
Kryesuesi: Naser Rugova
Bashkëkryesuesi: Shqipe Agushi
- “Incidenca e paraqitjes së hepatitit A në Spitalin Rajonal të Pejës gjatë viteve 2019-2020”, Afrim Zeqiraj, Melisa Zogaj & Zafer Gashi.
- “Potenciali i rrezatimit elektromagnetik në ambientin jetësor dhe rreziqet e mundshme për botën e gjallë dhe shëndetin e njeriut – rast studimi në Republikën e Kosovës”, Lulzim Thaçi & Shpëtim Kastrati.
- “Hulumtimi i afërsive gjenetike të fiseve shqiptare në Preshevë”, Naser Kamberi & Hyzer Rizani.
- “Roli i Inhibitorëve të Pompës Protonike në trajtimin e ezofagut Barrett”, Zaim Gashi, Arjeta Gashi & Fadil Sherifi.
- “Helicobacter pylori dhe trajtimi i tij”,Zaim Gashi.
- “Një rast i encefalitit të antitrupave anti-VGKC”, Melihate Pushka & Arieta Hasani – Alidema.
- “Shëndeti mendor tek pacientet me sëmundje kanceroze”,Gani Halilaj & Djellza Gajtani
- “Rehabilitimi i skoliozës idiopatike tek adoleshentët me metodën schroth dhe terapi joga”, Ardiana Hajdari & Arsim Hajdari.
Sesioni dytë
Kryesuesi: Fitim Alidema
Bashkëkryesuesi: Albina Fejza
- “Roli i institucioneve ligjzbatuese në monitorimin dhe zbatimin e rregullatives ligjore në fushën e te dhënave dhe statistikave shëndetësore ne Kosove – studim rasti. Shëndeti mendor tek pacientet me sëmundje kanceroze”, Naser Rugova.
- “Nishani hidatidiform metastatik në mushkëri dhe hemotoraks masiv: një raport rasti”, Shqiptar Demaçi, Lumturije Gashi – Luci, Eliza Kastrati, Nazmi Kolgeci, Fisnik Kurshumliu & Sueda Latifi
- “Sëmundja Creutzfeldt-Jakob – Raporti i rastit”, Arieta Hasani – Alidema, Melihate Pushka.
- “Papa testi si metodë në parandalimin dhe diagnostikimin e patologjisë së qafës së mitrës në Rajonin e Prishtinës”, Hana Xhema-Bejiqi, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti & Blend Bejiqi.
- “Ndikimi i faktorëve social dhe kulturor në sjelljen e rrezikshme të adoleshentëve në lidhje me pirjen e alkoolit”, Mirlinde Bilalli & Emire Bilalli.
- “Anafilaksa nga qumështi i lopës tek foshnjat e ushqyer me gji”, Xhevat Kurhasani.
- “Epidemiologjia e dhimbjes kronike në Kosovë dhe ndikimi i saj në shëndetin publik”, Fadil Kryeziu, Sejran Abdushi, Adem Bytyqi, Violeta Kryeziu & Agron Bytyqi.
- “Incidenca e paraqitjes së hepatitit A në Spitalin Rajonal të Pejës gjatë viteve 2019-2020”, Afrim Zeqiraj, Zafer Gashi, Shkelzen Elezaj, Dafina Zeqiraj, Melisa Zogaj, Florjana Zogaj, Zenel Shatri & Agim Shabani.
Sesioni i tretë
Kryesuesi: Abdullah Gruda
Bashkëkryesuesi: Fellenza Spahiu
- “Lirimi i kontraktures së rëndë pas djegies të gishtit tregues me rekonstruksion në dy faza”, Zejnë Buja, Ideal Krekaj, Korab Berisha & Besnik Deliu.
- “Kujdesi infermieror të pacientet me hemodializë në spitalin e përgjithëm të Pejës”, Trendelinë Pllana & Time Shabanaj.
- “Efektet e terapisë së seksit në trajtimin e grave me vaginizëm dhe partnerët e tyre”, Hajrullah Fejza , Ejona Icka & Albina Fejza.
- “Ca metasatike e gjenderres limfatike aksilare me etiologji primare nga Ca e gjirit me rezultat patohistologjik negativ në Ca të gjandrrës pas mastektomisë bilaterale”, Skender Dreshaj.
- “Qëndrimet e infermierëve rreth kërkimit shkencor – Një rishikim sistematik”, Abdullah Gruda, Arlinda Demaj & Andrita Kurhasku.
- “Diabeti Mellitus – Sfidë për infermierët e Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunën e Kaçanikut”, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti & Fatbardha Hasaj.
- “Kolla kronike e shoqëruar me hernie hiatale: dy raporte rastesh”, Skender Telaku, Edmond Islamaj & Mimoza Telaku.
- “Teratoma cistike mature intramedulare e konus medullaris, një raport rasti dhe një përmbledhje e literaturës së një patologjie të rrallë”, Besnik Elshani, Valon Abdullahu & And Elshani.
- “Ndikimi i kontrollit të frekuencës ndaj kontrollit të ritmit të zemrës në kualitetin e jetës së pacientëve me fibrilacion atrial”, Sejran Abdushi, Shpend Abdushi, Fadil U. Kryeziu & Gresa Begaj.
Sesioni i katërt
Kryesuesi: Sejran Abdushi
Bashkëkryesuesi: Fadil Kryeziu
- “Variacioni i niveleve të PSA në serum te pacientët meshkuj të infektuar me COVID-19 me hiperplazi beninje të prostatës (BPH)”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj & Fitore Gashi.
- “Analizat biokimike, hematologjike dhe te koagulimit tek pacijente me sëmundje covid 19”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj, Shkelzen Elezaj & Fitore Gashi.
- “Incidenca e sëmundjeve orale me mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje seksualisht të trasmetushm”, Zafer Gashi, Afrim Zeqiraj & Shkelzen Elezaj.
- “Kujdesi infermieror te pacientët me kimioterapi”, Drita Berisha.
- “Vetitë elektrokromike të filmave të hollë hekscianoferrate të nikelit të përgatitura me një metodë të thjeshtë depozitimi kimik”, I. Aliji, J. Velevska & M. Najdoski.
- “Rëndësia e raportimit të hershëm – në rastet e dhunës seksuale”, Arsim Gerxhaliu, Bergita Curri & Arita Gerxhaliu – Rama.
- “Sindroma Herlyn-Werner-Wunderlich: një raportim rasti”, Ilir Ahmetgjekaj, Arben Kutllovci & Edita Bajraktari.
- “Veçoritë e përdorimit të antipsikotikëve në IPFK ne vitin 2021”,Gani Halilaj, Naim Fanaj, Fahri Drevinja & Ajet Bunjaku.
- “Vlerësimi i njohurive të nënave rreth gjidhënies dhe rëndësia në shëndetin e të porsalindurve”, Drenushë Zuka & Ariana Zenuni.
Sesioni i pestë
Kryesuesi: Shqiptar Demaçi
Bashkëkryesuesi: Linda Carkaxhiu
- “Roli i imazherisë në emergjencat neuroradiologjike”,Edita Bajraktari, Ilir Ahmetgjekaj & Fitim Alidema.
- “Rëndësia e aplikimit të mjekësisë alternative në kohët postmoderne”,Diana Sejdiu Shala & Arlinda Bricori.
- “Prezentimi i rasteve të reja me Diabet Melit te fëmijët dhe adoleshentet gjatë periudhës së pandemisë me Covid 19”,Vjosa Mulliqi Kotori, Elida Krasniqi, Afrim Kotori.
- “Rrugëtimi i infermierëve gjatë pandemisë covid-19 në Prishtinë”, Njomza Shosholli Peja & Argjiro Alija.
- “Një rishikim i procesit të zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë në të kaluarën”, Marigonë Rizani & Zekirja Shabani.
- “Trajtimi i pacientëve me terapi parenteral/infuzion të infektuar me sars-cov-2 në kujdesin parësor shëndetësor”, Agim N. Krasniqi, Leonit Xh. Bytyqi.
- “Telemjekësia në kujdesin parësor shëndetësor, sfidë apo zgjidhje e problemit të vizitave mjekësore, për klinikat e mjekësisë familjare në zonat rurale!”,Agim N. Krasniqi, Merita Shehu, Violeta Bunjaku, Genc Ymerhalili, Merita Bytyqi, Mirëjeta Cakoli-Bajqinca, Sahit Duriqi.
- “Relacionet ndërmjet disa parametrave funksional dhe hematologjik të të rinjët e prishtinës dhe sharrit të moshes 16-17 vjeç”, Besir Shaqiri.
- “Roli i infermierit në trajtim të pacientëve me ambliopi në Republikën e Kosovës”, Albana Hashani Berisha, Njomza Shosholli Peja dhe Blerina Isufi – Zejnullahu.