UBT ndan mirënjohje për profesorin Mybeshir Pajaziti për kontributin e dhënë në sferën e arsimit
12/10/2022Për angazhimin disa vjeçar në mësimdhënie dhe nxjerrjen e kuadrove të reja profesionale në UBT, gjegjësisht në Fakultetin Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, për profesorin Mybeshir Pajaziti, stafi i fakultetit në emrin e rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ndau një certifikatë profesorit Mybeshir Pajaziti, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në sferën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.
Profesori Mybeshir Pajaziti për katër dekada apo mbi dyzetë vite kontribuoi në industrinë prodhuese dhe përpunuese të ”Birra Peja”, dhe gjithë përvojën e tij profesionale e transmetoi te gjeneratat e reja të studentëve të UBT-së.
Profesori Mybeshir Pajaziti ndihmoi dhe kontribuoi në UBT edhe në dizajnimin dhe përpilimin e përgatitjes së programeve të reja të studimit, duke u ofruar të rinjve programe të veçanta dhe me perspektivë për të ardhmen e vendit, rajonit dhe botës.