Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT, program në nivelin master që mbështet dhe zhvillon talentet e reja
11/10/2022Programi Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në nivelin master në UBT, është një program unik i cili gërsheton pjesën teorike me atë praktike, duke u bazuar në modelet më të mira të arsimit të lartë në Evropë.
Ky program përqendrohet në pesë fusha: edukimi mbi mënyrën e jetesës (lifestyle training), etapat e jetës (ages of life), sëmundjet dhe kategoritë me nevoja të veçanta (disease and disability), ndërmjetësimin social (social mediation) dhe hulumtime (research).
UBT ofron një infrastrukturë të përsosur dhe të pajisur me teknologjitë më të fundit, që do të jenë në shërbim të secilit student për të praktikuar lëndët teorike dhe për të përforcuar njohuritë e tyre rreth shëndetit dhe aktiviteti fizik.
Staf i kualifikuar i cili mbështet dhe zhvillon talentët e rinj, duke u angazhuar që përmes shpjegimit të lëndëve, organizimit të punëtorive të ndryshme, vizitave studimore, seminareve dhe praktikave, të bëjnë më aktiv studentët dhe të nxjerrin kuadro të reja profesionale.
Studentët do të përfitojnë njohuri për aspektet shëndetësore të aktivitetit fizik dhe sportit, do të dinë të kuptojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik për organizmin e njeriut, do të fitojnë aftësi dhe kompetenca për të përdorur rezultatet e kërkimit shkencor në fushën e sportit.
Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!