Infrastruktura e institucionit vazhdon të jetë e përqendruar tek studenti, duke marrë parasysh që UBT ka zhvilluar infrastrukturë bashkëkohore për të gjitha kurset që mbahen në kuadër të fakultetit të Shkencave Politike. Studentëve ju ofrohen klasët më moderne ku ata zhvillojnë ligjëratat dhe njëkohësisht edhe hapësira të nevojshme leximi dhe studimi. UBT është e pajisur me laboratorë me programet STATA dhe SPSS për disa prej lëndëve mësimore që kanë nevojë për to dhe për kursin Bazat e Metodologjisë së Shkencave Politike, duke u mundësuar studentëve që të ndërthurin punën dhe njohuritë e tyre teorike dhe praktike.
UBT ka një ndër bibliotekat më të mëdha në rajon, e cila përmban mbi 20 mijë tituj, e pajisur me librat më të fundit të shkencës në UBT Kampus. Studentët që duan të kërkojnë në Bibliotekë mund të gjejnë literaturë relevante për studimet dhe kërkimet e tyre.
Shërbimi bibliotekar u mundëson, gjithashtu, studentëve tanë një qasje të drejtpërdrejtë për e-Librat dhe artikujt online (e-library, ku përfshihen EBSCOhost, JStor dhe Sage për artikuj dhe revista akademike) që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-biblioteka: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org/page/about/organization/mission
Biblioteka e FMN-së http://www.elibrary.imf.org/
Jstor Library http://www.jstor.org/
UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet në verzionin PowerPoint dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.